Burri norvegjez qëndroi i vdekur në banesën e tij në Oslo për nëntë vjet

Një burrë qëndroi i vdekur në banesën e tij në Oslo për nëntë vjet para se të zbulohej nga një kujdestar në dhjetor, ka deklaruar policia norvegjeze.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri, i cili ishte në të 60-at e tij, ishte martuar më shumë se një herë dhe gjithashtu kishte fëmijë.

Bazuar në deklaratat e fqinjëve, burri ishte një person i mbyllur dhe kur vërejtën mungesën e tij, menduan se ai ishte zhvendosur ose ishte dërguar në ndonjë institucion.

Ai u gjet vetëm kur kujdestari kërkoi nga policia të hapte apartamentin në mënyrë që të mund të kryente punën e mirëmbajtjes.

Policia beson se burri vdiq në muajin prill të vitit 2011, bazuar në një kuti kartoni të qumështit dhe një letër që u gjetën në banesën e tij. Një autopsi tregoi se ai vdiq për shkaqe natyrore.

Pensioni i tij u ndal në vitin 2018 kur Administrata Norvegjeze e Punës dhe e Mirëqenies nuk mund të kontaktonte me të, por faturat e tij vazhduan të paguheshin automatikisht nga llogaria e tij bankare.

The post Burri norvegjez qëndroi i vdekur në banesën e tij në Oslo për nëntë vjet appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker