Dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, prangoset një person në Rahovec

Një burrë në fshatin Çifllak të Rahovecit ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mëngjesin e djeshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Këto burime thonë se i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Sinjali mëson se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker