Putin nënshkruan Ligj që i lejon atij qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që do ta lejojë atë të garojë për President të Rusisë, dy herë më shumë gjatë jetës së tij, duke e mbajtur potencialisht atë në detyrë deri në vitin 2036.

Ai nënshkroi legjislacionin të hënën, duke i dhënë fund një procesi njëvjeçar për të “rivendosur” kushtet e tij presidenciale duke rishkruar kushtetutën përmes një procesi të ngjashëm me referendumin që kritikët e tij e kanë quajtur një kapje të ashpër të pushtetit, përcjellë Klan Kosova.

Putini ka qenë politikani më i fuqishëm i Rusisë që kur mori Presidencën në 2000, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Boris Yeltsin.

Siç shkruan The Guardian, nëse ai mbetet në pushtet deri në 2036, mandati i tij do të tejkalojë edhe atë të Joseph Stalin, i cili drejtoi Bashkimin Sovjetik për 29 vjet, duke e bërë Putinin udhëheqësin me jetë më të gjatë që nga perandoria ruse.

The post Putin nënshkruan Ligj që i lejon atij qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036 appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker