U fejua Besian Mustafa

 

U fejua ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa. Ai u fejua me Erolida Januzajn.

Lajmin e bëri të ditur sot Mustafa përmes një postimi në facebook, ku publikoi imazhe me të fejuarën.

‘Jetuam sa jetuam dhe… ‘, shkroi Mustafa krahas postimit, ku po merr urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.

Posted by Besian Xh Mustafa on Saturday, April 24, 2021

Ndryshe, Besian Mustafa është djali i veprimtarit të njohur, Xhemail Mustafa. Besiani u lind më 14.08.1984 në Prishtinë, shkollimin fillor e ka mbaruar në SH.F.M.U. “Dardania”, në Prishtinë, ndërkaq shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri’’ në Prishtinë dhe “Auburn High School” në ShBA. Ai studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin La Roche në ShBA, ndërsa studimet Master në Universitetin e Qytetit në New York, ShBA.

Besian Mustafa ka qenë ministër i Ministrisë së Bujqësisë në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti./21Media

The post U fejua Besian Mustafa appeared first on Rahovci.info.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker