E dhimbshme: Nënë e bir nga Rahoveci vdesin për një ditë, shkak koronavirusi

Nënë e bir nga fshati Ratkoc i Rahovecit kanë vdekur në të njëjtën ditë nga Covid-19.

Fatime Morina dhe i i biri i saj Ruzhdiu, kanë vdekur në të njëjtën ditë nga virusi.

Se kanë vdekur dy persona nga Rahoveci e ka konfirmuar edhe IKSHPK në raportin e saj 24 orësh.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale edhe familjarët e tyre.

“Me dhembje të thellë njoftojmë familjar, miq, bashkëvendas dhe dashamir, se sot kanë ndërruar jetë Fatime Morina (gruaja e Sadri Ilaz Morinës) dhe i biri Ruzhdi Morina. Vorrimi bëhet në varrezat e fshatit Ratkoc në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e familjes.

LEXO EDHE:

Abdixhiku takohet me ambasadorin amerikan Kosnett, mësohet çka diskutuan

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker