Ekipi i OBSh-së viziton spitalin ku u paraqitën rastet e para me Coronavirus në Wuhan

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po hulumton origjinën e COVID-19 ka vizituar sot një spital në qytetin e Wuhanit, i cili ishte ndër të parët që ka trajtuar pacientët me koronavirus, qysh në fillim të pandemisë.

Pas takimit dje me shkencëtarë kinezë, ekipi ka shkuar në Spitalin ku ishin paraqitur edhe rastet e para të virusit, shkruan Reuters.

Zhang Jixian, drejtor i departamentit të kujdesit respirator në këtë spital është cituar si i pari që ka raportuar koronavirusin e ri, pasi kishte trajtuar një çift të vjetër në fund të vitit 2019, analizat e të cilëve tregonin një pneumoni më ndryshe.

Ekipi i OBSH-së ka qëndruar dy javë në karantinë pasi kishte mbërritur në Kinë, në fillim të këtij muaji. Dje ata kanë dalë nga karantina dhe kanë nisur hulumtimet rreth virusit duke takuar së pari shkencëtarët kinezë.

The post Ekipi i OBSh-së viziton spitalin ku u paraqitën rastet e para me Coronavirus në Wuhan appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker