Facebooku do të lansojë veçori të reja që përfshijnë audio

Facebook ka njoftuar se do të lëshojë një seri veçorish në muajt e ardhshëm të cilat përfshijnë edhe zërin.

Kjo përfshinë dhomat e drejtpërdrejta të audios, versioni i aplikacionit të njohur Clubhouse që i lejon njerëzit të dëgjojnë dhe të marrin pjesë në biseda të drejtpërdrejta.

Rrjetet të cilat janë vetëm me audio janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara gjatë pandemisë.

Facebook gjithashtu do të nisë një veçori të re, Soundbites, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë klipe të shkurtër audio.

Tipari do të lansohet në muajt e ardhshëm, fillimisht me një numër të vogël krijuesish.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të fitojnë para në Dhomat e drejtpërdrejta audio ose me Soundbites, megjithëse është e paqartë nëse kjo do të jetë në dispozicion për këdo ose vetëm e rezervuar për krijuesit me pjesë të mëdha muzikore.

Facebook gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të dëgjojnë podcast direkt nga aplikacioni Facebook.

Shefi i Facebook Mark Zuckerberg e bëri njoftimin derisa fliste me reporterin Kejsi Newton të hënën.

Është ende e paqartë sesi Facebooku e ka në plan të moderojë kanalet me zë. /Njeshi/

The post Facebooku do të lansojë veçori të reja që përfshijnë audio appeared first on Njeshi.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker