Kosovarët që votuan në Shqipëri, reagon edhe Rron Gjinovci: Është mungesë etike

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se është joetike të marrësh pjesë në zgjedhje në një vend ku nuk jetojmë e nuk paguajmë taksa.

Sipas tij, kjo është ndërhyrje në jetën e qytetarëve që jetojnë atje.

“Të votuarit e kosovarëve në Shqipni është mungesë e etikës. Me marrë pjesë në zgjedhjen e kahjes së qeverisjes së ni vendi ku ti nuk jeton, nuk pagun taksa, nuk ke familjarë të ngushtë, pra thjeshtë s’ki kurrfarë lidhje reale me te, përpos ca ideve romantike të trashëgume të cilat asniherë nuk i janë nënshtru kritikës, është joetike. Është ndërhymje në jetën e qytetarëve atje që do t’i vujnë pasojat e zgjedhjes tande”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në zgjedhjet e sotme në Shqipëri ka votuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, votuan po ashtu edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, të cilët kanë nënshtetësi Shqiptare. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker