Lokalet te palestra, mollë sherri mes drejtorit Asllani dhe një prej ofertuesve, drejtori akuzohet për kërcënim

Grupi i tifozëve të qytetit, Ultras Vreshtarët, pak kohë më parë reagoi duke akuzuar për kërcënim drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Artan Asllani.

Ai, sipas këtij reagimi kërcënoi anëtarin e tifogrupit, Luftrim Sokoli, i cili është edhe një prej ofertuesve në ankandin për lokalet te palestra.

Duket se ankandi për lokalet te palestra është bërë mollë sherri mes drejtorit Asllani dhe një prej ofertuesve.

Gjithçka nisi kur në ankand po spekulohet se fitues do të shpallet oferta e ofertuesit më të lirë sesa ajo e ofertuesit Sokoli.

Ky i fundit kërkoi sqarime nga drejtori për procesin, me ç’rast në bisedë e sipër dyshohet se drejtori Asllani e kërcënoi njërin prej ofertuesve.

E sipas reagimit të Vreshtarëve drejtori shkoi edhe më larg duke e përmendur edhe “kanunin”, teksa bënte kërcënimin.

I kontaktuar nga Rahoveci24 për të marrë sqarime, një prej ofertuesve, Luftrim Sokoli, nuk deshi të japë detaje, pos që tha se oferta e tij gjithsesi do të jetë më e larta, por se ka indikacione se fitues do shpallet oferta larg më e lirë.

Sipas informacioneve të Rahoveci24 rasti është lajmëruar edhe në polici, teksa organet e rendit po vazhdojnë hetimet.

Sidoqoftë, reagimi i Ultras Vreshtarëve bëri mjaft bujë, ndërkaq vet drejtori Asllani ende nuk ka konfirmuar nëse ai ka kërcënuar ofertuesin Sokoli, për çka tifogrupi Vreshtarët thonë se ekzistojnë audio-regjistrime.

Është rast i paprecedent që Ultras Vreshtarët të reagojnë në këtë formë, por duket se të rinjtë e qytetit po mbështesin anëtarin e kryesisë së këtij tifogrupi pas siç thonë kërcënimeve që ai ka marrë nga drejtori Asllani.

Më poshtë reagimi i plotë nga Ultras Vreshtarët:

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker