Nuk ndalen hajnat: Vjedhin stoli ari në vlerë 25 mijë euro në një shtëpi në Rahovec

Numri i vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi po vazhdojnë të rritet vazhdimisht në Kosovë.

Në këtë avaz të vjedhjeve u thye edhe një shtëpi mbrëmë rreth orës 17:30, në rrugën “Sylejmon Haxhiu” në Rahovec.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se në këtë shtëpi, të dyshuarit u futën duke e thyer derën e shtëpisë dhe aty vodhën stoli ari në vlerë rreth 25 mijë euro.

Siç mëson gazeta, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker