Selmanaj, LDK: Pjesëmarrja e kryeministrit në zgjedhjet e Shqipërisë, me pasoja për vendin

Selmanaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka konsideruar si të “pakuptimtë” një gjë të tillë, teksa ka thënë se mund të ketë pasoja për shtetin e Kosovës.

“Pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e pakuptimt, e papranueshme dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike për shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Kryeministri i Kosovës, nën përcjelljen e truprojave të tij dhe me veturë zyrtare të Kosovës ka shkuar në Shqipëri që të votojë për zgjedhjet parlamentare

Reklamë

Kryeministri Kurti ka pasaportë shqiptare dhe kështu ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri. /Gazeta Express/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker