Francë, dy mijë raste me mutacionin e ri të COVID-19

Në Francë, ka mundësi të shënohen rreth dy mijë raste me mutacionin e ri të koronavirusit brenda një dite, ka deklaruar Olivier Veran, ministri i Shëndetësisë.

Veran ka thënë se masat kufizuese që janë në këtë shtet kanë bërë që situata të jetë më e menaxhueshme se sa në shtetet tjera sa i përket shfaqjes së rasteve me mutacionin e ri të koronavirusit.

Ai në një konferencë për media ka shtuar se këto masa që janë tani nuk do të mjaftojnë në ndalimi e përhapjes së COVID-19.

Presidenti i Këshillit Shkencor të Qeverisë së Francës ka thënë ditë më parë se një mbyllje totale e vendit munde të jetë e nevojshme për menaxhimin e situatës me virus.

Masa e kufizimit të lëvizjes atje fillon nga ora 18:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit./srn/

The post Francë, dy mijë raste me mutacionin e ri të COVID-19 appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker