Gazeta shqiptare e liston Albin Kurtin mes 6 humbësve të zgjedhjeve të djeshme

Kjo gazetë ka listuar mes gjashtë humbësve edhe Albin Kurtin, për të cilin shkruan “dikush duhet ta këshillojë që të mos i fus hundët në punët e brendshme të Shqipërisë.”

Po ashtu, në listën e humbësve të kësaj gazete është edhe z. Ilir Meta, znj. Monika Kryemadhi dhe partia e tyre LSI.

Mes fiduesve janë listuar Edi Rama, Erion Veliaj, Partia Social-Demokrate e Tomë Doshit dhe qytetarët shqiptarë, përcjell Periskopi.

Kjo është ajo që shkruan Tema:

Me rreth 40% te votave te numeruara deri kete çast, mund te them se zgjedhjet parlamentare te 25 prillit 2021 ne Shqiperi kane nxjere keta fitues dhe keta humbes:

Fituesit:

1.Qytetaret shqiptare, projektet zhvillimorë te vendit dhe imazhi i Shqiperise
2.Partia Socialiste
3.Edi Rama
4.Erion Veliaj
5.Partia Social Demokrate

Humbesit:

1.Ilir Meta
2.Monika Kryemadhi
3.LSI, e cila pas 4 vitesh harrohet ne pluhurin e historise
4.Partite bishta (partite-individ, partite-familje, partite-fantazme) dhe drejtuesit e tyre parazite e “free-riders”
5.Albin Kurti, te cilin, si kryeminister i Kisoves, dikush duhet ta keshilloje qe te mos i fuse hundet ne punet e brendshme te Shqiperise
6.Kushdo qe ende beson se skema dikotomike “te majte vs te djathte” mund te aplikohet ne kushtet e Shqiperise (votat e LSI-se “se majte” ne keto zgjedhje i mori PD-ja “e djathte”.

As humbes, as fitues:

1.Lulzim Basha, i cili eshte:

Fitues sepse:

(a) Votat per Partine Demokratike, qe ai drejton, jane rritur
(b) Me keto zgjedhje ai mund te fitoje pavaresine e plote nga mentori i tij, Sali Berisha
(c) Me keto zgjedhje ai mund te ndahet perfundimisht nga aleanca absurde me LSI-ne dhe te rritet si parti me vete

Humbes sepse:

(a) Nuk arriti te fitoje (sic edhe pritej)

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker