Kurti u jep afat ministrave që deri të mërkurën t’i dorëzojnë versionet finale të planit të punës

Ai ka thënë se javën e ardhshme presin që Planin e Punës ta miratojnë në Qeveri dhe ta dërgojnë në Kuvend.

“Ju lus që deri këtë të mërkurë në mesditë të dërgoni të zyra për planifikim strategjik versionet finale të planeve tuaja sepse e kemi plan që javën e ardhshme ta sjellim në Qeveri dhe Kuvend planin e punës”, tha Kurti.

Ai këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes së Qeverisë ku janë miratuar disa pika të rendit të ditës.

Ndër to ka qenë edhe shqyrtimi i propozim vendimit për Organizimin dhe Funksionalizimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe Strukturave Përgjegjëse për të Koordinuar Monitoruar dhe Zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike.

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e një marrëveshje ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim policor.

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla para kabinetit qeveritar ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi në parandalimin e luftimit të krimit.

“Kjo marrëveshje ndërkombëtare ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit në si vijon: krimi i organizuar transkufitar dhe terrorizmi, prodhimi dhe transportimi i paligjshëm i substancave narkotike, krimi kibernetik dhe pornografisë të fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave etj… Duke marrë rëndësinë e kësaj draft marrëveshje kërkoj miratimin të kësaj marrëveshje me Arabinë Saudite”, tha Sveçla. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker