Limaj: Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel

Limaj thotë se takimi në Bruksel po bëhet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”

Reagimi i plotë:

Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.

Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.

Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.

Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoe opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker