“Marre ju koftë” – Ismaili i reagon ashpër Vitisë

Në seancën e Kuvendi të Kosovës, ku po diskutohet për situatën me pandeminë, Ismaili tha se  është për marre që ende nuk po tregohet asnjë plan për procesin e vaksinimit, derisa ka shtuar se njerëzit janë në krizë shëndetësore.

“Po më vjen mirë që Qeveria ka gjetë fonde dhe po ndihmon jashtë Kosovës. Unë çka po dëgjoj është se po folni për tema të MPB-së dhe qytetarët janë të painformuar, por nuk po tregohet asnjë plan se kur do të vaksinohen qytetarët, sa njerëz, sa ka pas rezistencë në mostrën e vogël, cilat mësime i keni marrë. Asgjë nuk po tregoni. Po tregoni a ka punu Armend Zemaj a jo. Nuk jeni për me tregu a ka punu njëri-tjetri a jo. Jeni duke bërë hajgare. Njerëzit janë në krizë shëndetësore, janë në pasiguri shëndetësore. Marre. Duhet me  pas përgjegjësi me tregu. Nëse nuk mundesh me tregu kur vijnë, është në rregull. Por ku është plane, kur kanë me u vaksinu?”, tha ai.

Për  këto deklarata ka replikuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se ka plan të vaksinimit dhe k po i bëhet hyzmeti që të vijnë vaksinat.

“Unë fola për dinamikën e sigurimit. Kjo është ajo që po bëjmë për sigurimin e vaksinës dhe i sigurojmë qyteraët që do të vijnë. Vaksinat do të vijnë sepse jemi duke e bërë hyzmetin. Plani i vaksinimi është publik z. Ismaili dhe ti e dinë”, tha ai.

Ndërsa, Ismaili ka thënë se është anomali që nuk ka kontratë, derisa i kujtoi Vitisë se ai nuk është pjesë e diskutimeve për  me Pfizer për sigurimin e vaksinës.

“Ti vetë ke thënë që nuk jam në negociata të Pfizer për vaksina. Si mundesh me ditë se po bëhet punë e madhe kur ti vetë nuk je aty”, tha ai./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker