Mbi 50 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Kështu ka bërë të ditur kjo Agjenci duke theksuar se 56 zyrtarë të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose e kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

“Nga numri i përgjithshëm prej 4892 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4783 zyrtarë prej tyre e kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 56 e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose e kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani. Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit, Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

AKK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se deklarimi i pasurisë këtë vit është bërë në mënyrë elektronike, si pasojë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë ka përfunduar me 31 mars 2021./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker