Zëvendësi i Kurtit takon Lajçakun një ditë pas rrjedhjes së “non paper”-it

Për këtë takim, me anë të një postimi në Twitter, ka dhënë detaje vet emisari Lajçak, shkruan Rahoveci INFO.

Lajçak ak thënë se takimi ishte “i gjatë, i thellë”, mirëpo i dobishëm në lidhje me procesin e dialogut.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar se si do të lëvizet përpara.

“Shkëmbim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha shumë i dobishëm me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministri i parë i Kosovës, në lidhje me Dialogun – historinë, gjendjen e lojës dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se ky takim i zv/kryeministrit Bislimi vjen vetëm një ditë pasi në media u publikua një “Non-Paper” që shkaktoi reagime të mëdha në opinion, e i cili u raportua të ketë rrjedhur nga Gjermania dhe Franca.

Në të njëjtin  flitet për ndryshimin e kufijve në Ballkan, si dhe për të ashtuquajtur autonomi të serbëve në pjesën veriore të Kosovës. /Rahoveci INFO/

Lexo edhe:

“Non paper”, distancohet BE-ja: Dokumentet e tilla nuk shprehin pozicionet tona

 

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker