Hamza – Kurtit: Ti mundesh me rendit në vend të gjashtë, dialogu prapë të vjen në tavolinë

Hamza, ndërkohë që tha se alternativa e vetme është dialogu me palën serbe, ai përmendi se Kurti nuk mund të i shmanget dialogut pavarësisht renditjes që ai e bën.

“Nuk mundemi me thanë që dialogu nuk qenka prioritet, realisht para të gjitha punëve tjera po merresh me dialogun, ndoshta jo direkt dialog por për temën e dialogut, me faktorë të rëndësishëm, si pjesë e këtij procesi. Dialogu është alternative e vetme, për adresimin e këtij problemi mjaft kompleks. Kryeministri i Kosovës duhet të i ushtrojë detyrat e veta ligjore dhe ne si opozitë do ta japim kontributin tonë do ta përkrahim institucionet e vendit tonë, në momentin kur ne bindemi që kjo është ajo e duhura për vendin tonë d.m.th. është e pranueshme. Ti rendite ku të duash, në rend të parë, të dytë, të tretë apo të gjashtë prapë se prapë ai të vjen në tavolinë dhe ti ke me u merr me të, prandaj duhet të sillemi me përgjegjësi dhe të jemi të kujdesshëm që me veprime tona të bëjmë efekte pozitive e jo diçka që mund të sjell ndonjë efekt negative”– u deklarua Hamza në ATV.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker