Ish-këshilltari i Thaçit: Krerët e UÇK-së së paku nuk do jenë të braktisur nga qeveria e Shqipërisë

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkundër asaj të Shqipërisë, qeveria e Kosovës i ka braktisur dhe po i lufton politikisht ata që po gjykohen në Hagë, shkruan Rahoveci INFO.

“Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë:

Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.

Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!