Kurti në Bruksel flet sërish për prioritetet e planit qeverisës që ende s’e publikoi

“Sundimi i ligjit është parakusht i një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Ajo është vlerë e Bashkimit Evropian. Drejtësia dhe reforma në drejtësi është prioritet bazë i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Kurti në takim.

Ai e njoftoi Komisionerin Reynders për planet e Qeverisë për reformën në drejtësi, siç është procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikueshme.

Kjo reformë sipas tij do të bëhet në bashkëpunim me institucionet dhe ekspertët nga Bashkimi Evropian.

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker