Reagon kryetari i Klinës pasi Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj tij

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i cili thotë se beson në sistemin e drejtësisë dhe shpreson se Gjytkata e Apelit e ka udhëzuar Gjykatën Themelore në atë formë që procesi gjyqësor të bazohet në prova dhe në ligjin e aplikueshëm, e që sipas tij, nuk ka ndodhur në gjykim pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

“Duke besuar se drejtësia do të triumfoj, unë jam i gatshëm të paraqitem para një trupi gjykues profesional e të pavarur, ndryshe gjykimi nuk do të kishte më kuptim.

Unë sot ndjehem fitues edhe pse akoma nuk ka një epilog final.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Apelit më ka kthyer besimin në sistemin tonë të drejtësisë dhe shpresoj se në fund do të fitoj drejtësia, gjë për të cilën jam shumë i bindur.

Unë e mbaj kokën lartë para jush dhe para çdo kujt, sepse nuk kam asnjë arsye të sillem ndryshe, por edhe para drejtësisë, sepse e vërteta është një dhe e pa tjetërsuar sado që atë e lëndojnë dhe e shtrembërojnë kohë pas kohe”, shkroi Elezaj në Facebook.

Zenun Elezaj ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë më 29 dhjetor 2020 dhe ishte dënuar me 4 mijë euro gjobë, për veprën penale “konflikti i interesit”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë pa ndërhyrje:

Për të gjitha palët e interesuara

Të nderuar familjarë, miq, kolegë e bashkëpunëtorë,

Të respektuar qytetarë të Klinës e Kosovës,

Edhe pse akoma nuk e kam pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, më lejoni të deklaroj se sot kam kuptuar se Gjykata e Apelit ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin gjykata e shkallës së parë më pati shpallur fajtor për vepër penale.

Duke besuar në sistemin tonë të drejtësisë, në sigurinë juridike që ofron legjislacioni jonë dhe parimet bazë të sistemit të pavarur të drejtësisë, kemi ushtruar mjetet tona ligjore.

Si rrjedhojë, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e avokatit tim, z. Kujtim Kërveshi nga shoqëria e Avokatisë “Kerveshi & Partners”, dhe rastin e ka kthyer në rigjykim.

Unë shpresoj shumë se Gjykata e Apelit e ka udhëzuar Gjykatën Themelore në atë formë që procesi gjyqësor të bazohet në prova dhe në ligjin e aplikueshëm, gjë e cila në gjykim pranë Gjykatës Themelore në Pejë nuk ka ndodhur.

Duke besuar se drejtësia do të triumfoj, unë jam i gatshëm të paraqitem para një trupi gjykues profesional e të pavarur, ndryshe gjykimi nuk do të kishte më kuptim.

Unë sot ndjehem fitues edhe pse akoma nuk ka një epilog final.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Apelit më ka kthyer besimin në sistemin tonë të drejtësisë dhe shpresoj se në fund do të fitoj drejtësia, gjë për të cilën jam shumë i bindur.

Unë e mbaj kokën lartë para jush dhe para çdo kujt, sepse nuk kam asnjë arsye të sillem ndryshe, por edhe para drejtësisë, sepse e vërteta është një dhe e pa tjetërsuar sado që atë e lëndojnë dhe e shtrembërojnë kohë pas kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker