Vetëm nëse keni një Apple Watch, mund të qaseni në telefonin tuaj duke përdorur Face ID derisa jeni me maskë

Përditësimi i softuerit të ri nga Apple do t’ju lejoj qasjen në iPhone-n tuaj duke përdorur “Face ID” edhe nëse keni bartur maskën – por vetëm nëse keni një Apple Watch.

Kjo sepse iPhone do të duhet të komunikojë me Watch-in tuaj për të verifikuar që jeni vetë ju, meqenëse nuk mund të detektojë fytyrën tuaj.

Në rast se e keni afër pajisjen Apple Watchn dhe është i shkyçur, iPhone i juaj do të zhbllokohet gjithashtu.

Për t’i aplikuar ndryshimet në telefonin tuajn për të mundësuar funksionin e ri të epokës pandemike, së pari duhet ta përditësoni pajisjen tuaj për të ekzekutuar iOS 14.5, i cili u bë i disponueshëm të hënën.

Pasi ta keni përditësuar pajisjen, drejtojuni tek “Face ID & Passcode”, dhe më pas zbatoni “Unlock with Apple Watch”. /Njeshi/

The post Vetëm nëse keni një Apple Watch, mund të qaseni në telefonin tuaj duke përdorur Face ID derisa jeni me maskë appeared first on Njeshi.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker