Haradinaj i del në krah Kurtit për refuzimin e takimit të 11 majit: Ishte vendim i drejtë

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se refuzimi i Kurtit për këtë ishte i drejtë, shkruan Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se takimi ishte caktuar nga Borrell pa konsultim me palën kosovare.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.

Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker