Kurti veç fjalë për liberalizimin e vizave, në Bruksel s’e takoi një prej personave kyç në këtë proces

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqendrën evropiane, kryeministri Kurti pati një sër takimesh me zyrtarë të Parlamentit Evropianë, liderë e komisionerë, shkruan Rahoveci INFO.

Dy nga temat kryesore që e shoqëruan këtë vizitë të Kurtit, ishin liberalizimi i vizave dhe dialogu me Serbinë. Për këtë të dytën,  Kurti pati takime të një rëndësie të veçantë me emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak si dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk u takua me një ndër personat kyç në Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave. Bëhet fjalë për komisioneren për Punët e Brendshme, suedezen Ylva Johansson.

Ylva Johansson kishte nënshkruar në janar të 2020-ës  marrëveshjen për heqjen e vizave për Bjellorusinë.

 

Johannson po ashtu për çdo vit prezenton raportin e BE-së për liberalizimin e vizave  për vendet e rajonit.

Vitin e kaluar, ajo thoshte se “liberalizimi i vizave nxit kontaktet mes njerëzve dhe forcon lidhjet midis BE-së dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Me kalimin e viteve, ne kemi parë një përparim të konsiderueshëm nga partnerët”.

Edhe Shqipëria si një ndër venet që është anëtare në zonën Schengen, bashkëpunimin kryesor në lidhje me çështjen e vizave e ka pasur pikërisht me Komisionerët për Çështje të Brendshme të BE-së.

Se nuk pati takime me Johansson, e konfirmoi edhe vet kryeministri Kurti me anë të një postimi në Facebook.

“I shoqëruar nga zëvendësit e mi z. Besnik Bislimi dhe znj. Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin me Kryeministrin e Belgjikës, z. Alexander De Croo, dhe vazhduam pastaj në Komisionin Evropian në takime me pesë anëtarë të tij: Janusz Wojciechowski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, znj. Kadri Simson – Komisionerja për Energji, z. Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe z. Valdis Dombrovskis – Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit. Takuam gjithashtu edhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, si dhe z. Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruajti Kurti.

Ndërkaq, në ditën e dytë, Kurti pati takim me Josep Borrell, Ursula Von Der Leyen si dhe Oliver Varhelyi.

Përderisa Kurti gjatë disa takimeve e përmendi kalimthi çështjen e vizave, nuk dihet pse ai nuk zhvilloi takim me një ndër personat kryesor për këtë çështje.

Cilat janë përgjegjësitë e Komisioneres së Brendshme të BE-së?

Zhvillimi i një strategjie të re të sigurisë së brendshme të BE-së.

Përparimi i masave për parandalimin dhe reagimin ndaj terrorizmit dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës, përfshirë zbatimin e fuqishëm dhe zbatimin e legjislacionit.

Rritja e bashkëpunimit për zbatimin e ligjit, me një vështrim të veçantë në mandatin e Europol.

Sigurimi i zbatimit të duhur të ligjeve për ndërveprimin e sistemeve të informacionit të BE-së dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Përparimi në Forumin e Internetit të BE-së, për të mbledhur së bashku platformat e internetit dhe autoritetet për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes terroriste në internet.

Zhvillimi i një Pakti të Ri mbi Migracionin dhe Azilin, forcimin e kufijve të jashtëm, reformimin e rregullave të azilit, ripranimit dhe kthimit, promovimin e integrimit dhe sigurimin e rrugëve të vërteta ligjore në BE, duke rivendosur ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe duke ofruar mundësi pune për punëtorët e kualifikuar.

Zhvillimi i një qasje më të qëndrueshme, të besueshme dhe të përhershme për kërkimin dhe shpëtimin.

Rritja e luftës kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe kontrabandistëve, thyerja e modeleve të tyre të biznesit.

Zbatimi i një Agjencie të përforcuar Evropiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare, për të ndihmuar në sigurimin e kufijve të fortë të jashtëm.

Sigurimi i një zone funksionuese të lëvizjes së lirë Shengen me zbatimin e plotë të rregullave të Shengenit, duke parë përmirësime dhe zgjerim të mëtejshëm. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker