Kurti zhvillon takimin përmbyllës në Bruksel, pritet nga McAllister

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të McAllister në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë ditës, ai pati takim me anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Para tyre, kryeministri Kurti mbajti një fjalim për perspektivën evropiane të vendit dhe të rajonit.

Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren/ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ata diskutuan me anëtarët e Komitetit për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Me këtë takim, është përmbyllur vizita e parë zyrtare në Bruksel e kryeministrit Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker