Pacolli: Në tre të natës e lajmërova Kurtin dhe Osmanin se i kemi votat për presidenten

Ai tha se ishte ai që ia ka siguruar votat vendimtare Osmanit dhe se këtë s’e ka bërë për asnjë lloj përfitimi, por për Kosovën dhe krijimin e institucioneve, njofton Klan Kosova.

“Unë e mora një telefonatë dhe më thanë se duhet të kthehem se në ora gjashtë kur ishte caktuar seanca. Më thanë se ka mundësi që është gjetur vota e cila mungonte dhe unë duhet të kthehem gjithsesi. Ka qenë e vështirë për mua t’i lë fëmijët vetëm pa përkujdesje në aeroplan edhe pse unë e rregullova që dikush të përkujdeset për ta”.

“Unë në ora gjashtë nuk munda të mbërrij edhe pse e mora informatën në ora 03:20. Në ora 06:30 kam qenë në sallën e Parlamentit. Unë atë natë kam punuar. Kam punuar sepse zonja Vjosa Osmani më është lutur që të punoj dhe kam punuar në gjetjen e një vote dhe e di se dikush do ta vlerësojë”.

“Unë atë natë kam i kam dërguar mesazh Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në ora tre të natës se është në rregull. Vota është aty dhe se seanca mund të vazhdojë”.
Pacolli tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Kurtin e Osmanin për sigurimin e kësaj vote, por se përpjekjet ishin për të mundësuar formimin e institucioneve të reja.

“E pashë se atë natë edhe dikush e kishte siguruar një votë, por megjithatë pa mua dhe atë votën tjetër nuk do të kishte ndodhur kjo. Nuk po e them as me arrogancë e me asgjë. E kam bërë për shkak të shtetit, për shkak të Kosovës dhe jam i lumtur që e kam bërë”.

Kryetari i AKR-së megjithatë refuzoi që të tregojë se kush ishte deputeti të cilin ai e kishte bindur për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.

“As nuk është blerë ajo votë e as nuk është ndërruar me ndonjë të mirë, por ka ardhur si respekt i njerëzve ndaj meje. I kam lutur dhe u kam thënë që të vijnë që të votojnë dhe jam i lumtur që ka ndodhur kjo”.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker