Venesa Doçi fiton çmimin për zërin më të mirë të huaj

 

Këngëtarja Venesa Doçi, motra e artistes Aida Doçi, ka fituar çmimin për zërin më të mirë të huaj në Turqi, me këngën “Çok Kötüymüşsün”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja turke në Instagram “Ogrencilere Sorduk Proje”.

Venesa ka tashmë dy vite që po punon në realizimin e këngëve të reja në gjuhën turke.

Ndërkohë, Aida erdhi me një urim të veçantë për suksesin e motrës së saj.

“Urime dashuri, lutjet e mia për ty po plotësohen, faleminderit Zot”, ka shkruajtur Doçi, në Instagram.

Ajo në vitin 2016 në një televizion kosovar ka kënduar këngën “Araman” të këngëtarit Ibrahim Tatlises. Interpretimi i kësaj kënge në Youtube ka marrë deri tani 84 milionë e 387 mijë shikime. Gjë që i ndihmoi Venesës të debutoj në tregun muzikor turk./21Media

The post Venesa Doçi fiton çmimin për zërin më të mirë të huaj appeared first on Rahovci.info.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker