Hamiti i LDK-së: Duket se Kurti nuk ka marrë mësim nga e kaluara në raport me dialogun

“Nëse s’janë të përgatitur dhe iu duhet kohë, natyrisht që kanë bërë mirë që se kanë pranuar 11 majin si datë për dialog. Por mendoj se nuk është e arsyeshme nëse thonë se nuk e kanë ditur që kjo ditë do të vinte”, deklaroi në RTV Dukagjini Muhamet Hamiti.

Hamiti thotë se Kurti ka qenë kryeministër edhe më parë dhe sipas tij Kurti nuk ka qenë shumë i përgjegjshëm në raport me dialogun.

“Kurti në vend se të kishte marrë mësim nga ajo që ka ndodhur, duket se nuk ka marrë. Është në rregull se për datën e takimit duhej të kishte dakordim, mirëpo të thuash së më duhet kohë për të studiuar ato që kanë ndodhur është arsyetim i pavend”.

“Qeveritarët lënë përshtypjen se është vështirë të gjendet dokumentacioni, por unë kam informacion se zoti Hoti e ka lënë raportin e plotë ditën kur e ka lënë detyrën dhe qeveria e re e ka pasur informacionin e plotë”, deklaroi ndër të tjera Muhamet Hamiti.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker