Ish-këshilltari i Edita Tahirit i jep lëvdata Kurtit për paraqitjen në Bruksel

Raci në Edicionin Special në Klan Kosova tha se Kurti me qasjen që ka ndaj dialogut me Serbinë po e merr shume seriozisht këtë proces.

“Unë konsideroj se paraqitja e sotme sidomos ajo në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka qenë një ndër paraqitjet më të mira të një burrështetasi të Kosovës”.

“Koncentrimi i tij që fillimisht duhet një parapërgatitje dhe pastaj duhet të përcaktohet një datë. Mua më bëri ta kuptojë se ai i është qasur këtij procesi shumë seriozisht. Nuk shkon me një takim sepse hajde se Brukseli e ka caktuar datën 11 maj pa miratim të përbashkët”.

Ndër të tjera ai theksoi se të gjithë ata që kanë qenë pjesë e dialogut e dinë që temat vendosen me miratimin e palëve të përfshira në dialog.

“Edhe z.Hoxhaj dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e dialogut e dinë se temat caktohen me miratimin e tre palëve. Asnjë temë nuk i imponohet për bisedime. Edhe Gjykata Kushtetuese e ka sjell vendimin që përcakton qeverinë dhe kryeministrin si udhëheqës të dialogut”.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker