AAK e hapur të bisedojë me Kurtin rreth dialogut me Serbinë

Flamuri shqipëtar në Gllogjan nuk ndalej së valvulari.E varret e dëshmorëve që dhanë jetën për liri në këtë vend janë të shumta.

Megjithatë varrin e Agim Selmanajt këtë të shtunë e vizitoi kreu i AAK Ramush Haradinaj.Haradinaj përmendi disa nga virtytet që kishte Selmanaj.

Megjithatë në këtë vizitë Haradinaj nuk hezitoi të flasë edhe për dialogun.

Ai tha se AAK është e hapur të shkojë në bisedime me Kurtin në lidhje me bisedimet me Serbinë.

E se çështja e dialogut me Serbinë duhet të jetë prioriteti i parë i Qeverisë Kurti, tha edhe drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha. Shasha për T7 thotë sa më parë që mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë aq më mirë është për vendin.

Shasha gjithashtu shtoi se respektimi i marrëveshjeve që janë negociuar deri më tani nuk mund të rishikohen pasi ato duhet vetëm të zbatohen.

Ndryshe, dialogu me Serbinë pritet të vazhdojë në muajin qershor.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!