Kërcënon akademiku serb: Kushdo që e nënshkruan njohjen e Kosovës do të vdesë para se të thahet boja

E një kërcënim i tillë së fundmi ka ardhur nga akademiku dhe regjisori serb, Dusan Kovacevic.

Siç shkruan ‘Sputnik‘, Kovacevic ka deklaruar se askush nuk do të lejohet të nënshkruajë njohjen e Kosovës, pasi “do të vdesë para se të thahet boja”.

Kovacevic beson se një çështje kaq e madhe si çështja e Kosovës duhet të shkojë në referendum dhe ka thënë se Kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet para se të ndodh kjo.

“Çdo gjë është e organizuar mirë dhe nuk ka asnjë kuptim në këtë”, tha ai, përcjell gazeta metro.

“Shumica dërmuese e serbëve dhe shqiptarëve nuk do të bien dakord për ndonjë marrëveshje. Nëse kushti për rrugën e mëtejshme të Serbisë drejt BE-së është njohja e Kosovës, atëherë ajo rrugë nuk duhet të jetë”, tha Kovacevic.

Akademia serbe ka motivuar gjithashtu edhe masakrat e kryera nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë e Kosovë mbi mitet e krijuara.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker