Lori tregon vështirësitë që pati për realizimin e projektit të fundit

 

Këngëtarja e njohur, Lori Kaçka ka sjell projektin e saj të fundit para 17 orëve.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë” në Rahovci.info dhe ka folur më shumë për ripërpunimin e këngës, ”Kujt i thua xhan”.

”Gjatë xhirimeve kemi hequr shumë, sepse fusha ka qenë e mbuluar me baltë dhe tërë pardesyja më është zhytyr”, tha këngëtarja.

Ajo tregoi se ka marrë pëlqimin e këngëtarit Bertan Asllanit për ta sjell këngën në një version akustik.

Gjithashtu nuk e la pa i përmendur edhe personat që ndihmuan në realizimin e projketit të saj. Ajo falenderoi, Astrit Stafa i cili e ka bërë riorkestrimin dhe e ka shoqëruar me kitarë këngën, pastaj falenderoi studion, Duobass.records si dhe realizuesin e vidoklipit Tiktak.video.ks shkruan Rahovci.info.tv

Ndërkaq ajo bëri të ditur se është në realizim të një projkti të ri, mirëpo nuk zbuloi detaje të tjera.

Kujtojmë që, kënga kujt i thua xhan për herë të pare është publikuar nga Bertan Asllani, e cila është publikuar që nga 23 shkurti i vitit 2013 dhe deri më tani ka marrë  3 091 779 shikime./21Media

The post Lori tregon vështirësitë që pati për realizimin e projektit të fundit appeared first on Rahovci.info.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker