Njihuni me 20-vjeçaren nga Prishtina që jeton me 28 qen

Sjellja jo e  mire ndaj kafshëve është një fenomen shq.etësues në Shqipëri.

Kjo temë është komentuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje live nga Kosova, ishte një 20-vjeçare e cila ka 28 qen.

Ajo është Artina Selimi nga Prishtina, familja e së cilës e ka kthyer në tradite familjare prej 39-vitesh ku.ltivimin e kafshëve kryesisht të qenve.

Kafshët i shesin duke i zgjedhur me kujdes familjet në mënyrë që të jenë familje që janë në gjendje të kujdesen për ta.

“Unë kam 28 qen që i kam marr nga rrugët e Kosovës, e një ma kanë sj.ellë nga Shqipëria.

Një aktiviste, nuk e mbaj mend se e ka marr nëna ime.

Bashkia e Tiranës ka dashtë me v.ra qenin dhe aktivistët e kanë marrë në arrati, ka qenë edhe kohë pandemie.

E kanë gjetur transportin dhe e kanë sjellë te ne.

Unë me mamin jemi kultivuese.

Mami ka 39 vite që merret me këtë punë.

Me mundësitë që ne kemi, shpëtojmë qentë që të mos bien në duart e gabuara”, tha Artina Selimi.

Sipas saj nuk shkojnë shumë shpenzimet, pasi ushqimet i bëjnë vetë, nuk i marrin të gjitha të gatshme në dyqan.

“Nuk shkon shumë.

100-200 euro në një mua”, tha e reja, e cila shtoi:

“Më mirë të rri me një qen se sa me një njeri.

Stresin që ta krijojn njerëzit, kurrë nuk ta sje.llin kafshët”.

The post Njihuni me 20-vjeçaren nga Prishtina që jeton me 28 qen appeared first on Rahoveci.info.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker