​Xhafer Gashi zgjidhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq

Për shkak të rrethanave pandemike, ky proces zgjedhor është zhvilluar duke respektuar masat antiCovid-19 dhe se delegatët e degëve kanë qenë të organizuar me grupe sipas agjendave të përcaktuara.

Kuvendi zgjedhor është mbajtur nën pjesëmarrjen e 316 delegatëve nga 24 degët e IQO-së.

Koordinatori i procesi të votimit, Ibush Mjekiqi, ka bërë të ditur se me gjithsej 306 vota për është aprovuar Statuti i IQO-së, ndërsa me gjithsej 309 vota për është konfirmuar se Iniciativa Qytetare për Obiliq do të udhëheqet nga kryetari Xhafer Gashi.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, tha se krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj të gjithë së bashku pa dallim do të vazhdojnë rrugëtimin drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.

Ndryshe, Xhafer Gashi kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga AAK duke thënë se do të qëndrojë vetëm si kryetar i komunës së Obiliqit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të nderuar anëtarë të Iniciativës Qytetare për Obiliq, delegate të Kuvendit Zgjedhor,

Shumë të dashur qytetarë të Obiliqit,

Procesi zgjedhor i Kuvendit të parë të IQO-së, u përmbyll me sukses, falëndëroj të gjithë delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Nga ky proces i votimit 309 delegatë më besuan udhëheqjen e të parit të Iniciativës Qytetare për Obiliq, me këtë rast me lejoni që të ju drejtohem jo vetëm si kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq, por si njëri prej jush, për të ju falënderuar e për të shprehur mirënjohjen time për besimin e dhënë si dhe për angazhimin tuaj të vazhdushëm në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.

Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projeketet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.

Ju faleminderit për besimin! Bashkë, vetëm me punë të mira! Për qytetarin, për Obiliqin!

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker