Bekim Jashari: Ademi e Hamza herë e kanë agjëruar, herë jo

Për këtë çështje ka folur në intervistën e Reporterit, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, njëherit kryetar i Skenderajt.

Bekimi ka thënë se Adem dhe Hamëz Jashari here kanë agjëruar here jo.

“Adem e Hamëz Jashari ka pas raste kur kanë agjëru, edhe kur nuk kanë agjëru, vullneti i lire i secilit, ka pas raste kur janë përdorë pije të ndryshme, ka edhe sot raste tilla kur përdoren. Në radhë të parë jemi shqiptar, kemi kombin tone. E kam thanë hapur, po jam musliman, nuk nihna keq, nihna jashtëzakonisht mire, sa muj me respektu fene islame është çështje tjetër.

Është për keqardhje me tentu ne shqitarëve me na fut në sherr mes vete, sidomos tek religjioni, asnjëherë s’kem pas asnjë konflikt duke tregu historitë që shqiptari musliman ka pas konflikt me shqiptarin katolik apo ortodoks, religjioni ka qenë shumë tolerantë në Kosovë”, ka thënë Jashari.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker