Komisari Evropian për zgjerim vjen në Ballkan, të mërkurën viziton Kosovën

Ai pritet të fillojë vizitën duke qëndruar në Serbi të hënën, të martën në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian, transmeton Rahoveci INFO.

Gjatë vizitave, Varhej do të takojë zyrtarët e vendeve të Ballkanit ku do të shqyrtohet përgjigja ndaj pandemisë dhe mbështetja e Bashkimit Evropian në këtë çështje.

“Udhëtoj në Ballkan për të transmetuar porosinë e qartë se ne përkujdesemi për partnerët dhe punonjësit shëndetësor dhe kategoritë e lënduara. Dërgesa e vaksinave konfirmon vazhdimësinë dhe përkushtimin e mbështetjes, gjë që po bëjmë që nga fillimi i pandemisë. Së bashku jemi më të fortë”, tha Varhej.

Komisioni Evropian dhe Austria me 20 prill publikuan se do të dërgojnë 651.000 doza vaksina të kompanive Pfhizer dhe Biontek nga fillimi i majit deri në gusht, ato duhet të imunizojnë personelin mjekësor në linjën e parë të luftës kundër virusit dhe grupet e lënduara.

Vaksinat janë financuar nga fondi 70 milionë euro, që Komisioni e miratoi në dhjetor 2020 për mbulimin e harxhimit të dërgimit të vaksinave.

BE nga fillimi i pandemisë ka vepruar me vendosmëri, duke mobiluar 3,3 miliardë euro si ndihmë regjionit, si përgjigje në krizën shëndetësore dhe uljen e ndikimit ekonomik e social.

Përmes saj pako ka pasur pajisje të domosdoshme si maska, respirator, automjete ambulance, teste etj.

Furnizimi me vaksina “është shprehje e qartë e solidaritetit evropian për partnerët e Ballkanit , ardhmëria e të cilëve është në BE thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker