AAK-ja e gatshme të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

Ai tha se në diskutimin që ka pasur me kreun e partisë, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryesinë,  është gatshëm të kontribuoj për tema që janë të rëndësishme për vendin.

Sipas Ramosajt, nëse një gjë e tillë i kërkohet kryetarit Haradinaj, AAK-ja do të jetë pjesë e dialogut.

“Në bisedat qe kemi pasur me zotëri Haradinaj dhe me Kryesinë e AAK-së është tepër e veçantë sepse lideri jonë gjithmonë e ka gatishmërinë për tema që janë të rëndësishme për shtetin edhe politike”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

“Në rast se i kërkohet Aleancës të jetë pjesë e dialogut si lider besoj se do të jemi pjesë e dialogut”.

Mes tjerash, ai foli edhe për dokumentin “non-paper”, ku sipas tij, Qeveria duhet të ketë kujdes, ngase nuk është koha për gabime.

“Sa i përket ‘non-paper’ duhet të ketë kujdes sepse i përcakton kriteret ka garantues ka marrëveshje dhe nuk mund të dalë prej kornizave dhe në këto raste duhet të ketë kujdes sepse kemi pasur të kaluar të keqe me këto dokumente dhe tash nuk është koha për gabime”.

Sipas tij, kur vaksinat kundër Covid-19, shpërndarja pritet të bëhet edhe në komunën e Deçanit.

“Kur vijnë vaksinat vijnë në nivel të shtetit dhe shpërndarja duhet të jetë i zakonshëm”, tha ai.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker