Kuçi: Kurti ka qenë me UÇK-në kur i konvenoi elektoralisht

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti e ka pushtetin teksa vetëm po arsyetohet për mos-veprimin e tij, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas Kuçit, për të ilustruar më së miri transformimin pro Speciales, ai në qeverisjen e parë e kishte vendosur si këshilltar Shkelzen Gashin.

“Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij”, ka shkruar Kuçi.

Postimi i plotë:

Kurti e ka pushtetin. Ende po i arsyetojnë mosveprimet e tyre me veprimet e të tjerëve. Nëse ke kundërshtuar Gjykatën Speciale parimisht, atëherë ardhja në pushtet është mundësi e zhbërjes së saj.

Tash, për të ilustruar më së miri transformimin pro Gjykatës, në qeverisjen e parë vendosi Shkëlzen Gashin, i njohur për qëndrimet kundër UÇK-së, si këshilltar. Në qeverisjen e dytë shkoj një hap më tutje; vendosi në krye të MJ-së Donika Gërvallën, që ka deklaruar publikisht se ka dorëzuar dosje kundër luftëtarëve.

Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker