​Ramosaj: Liria është një vlerë që nuk ka çmim

Kështu ka deklaruar sot kryetari i komës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë seancës solemne të mbajtur për nder të Ditës së Dëshmorëve, me ç’rast shtoi se kushdo që mundohet të mohojë këtë vlerë nuk do të arrijë askund.

Duke kujtuar kontributin e të gjithë brezave dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, Ramosaj tha se mbi to është ndërtuar edhe bashkëpunimi me shtetet aleate të NATO-s.

Ai tha se populli i Kosovës ka kaluar nëpër udhëkryqe të mëdha, me ç’rast janë hapur edhe dilema të shumta, por theksoi se liria është më e rëndësishmja.

“Liria është një vlerë që nuk ka çmim, që krijohet nga një vlerë kombëtare, nga një vazhdimësi shumë e madhe ndër shekuj e shekuj për të ardhur deri këtu. Dhe po ashtu, me gjithë këto përpjekje me këta dëshmorë e këtë sakrificë që ne sot po mundohemi me e nderu, dhe respektu, ka lindur një vlerë e shenjtë, kjo vlerë duhet me u mbrojt, duhet të ruhet. Prandaj është vlerë, është UÇK. Njeriu në këtë vend që ka me e fy, ka me e poshtëru dhe ka me u mundu me e bastardu këtë vlerë, nuk ka me arritë diçka. Sepse mbi gjithë kontributin e këtyre brezave, e lëvizjeve të kohës e deri tek UÇK-ja është kulmimi më madhor i këtij kombi. Mbi këtë bazë, mbi këtë ushtri, bashkëpunojmë edhe me shtetet aleate të NATO-s dhe kemi arritur çlirimin e këtij vendi”, tha ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të komunës së Deçanit, Haki Shehaj, tha se Deçani i dha shumë luftës për liri.

“Lufta e UÇK-së mbetet emblemë e përpjekjeve, mundit, sakrificës, e gjakut për liri dhe pavarësi. Çmimi i lirisë ishte vërtetë i shtrenjtë, me shumë mund, gjak e sakrifica, por mbetet faqe e shndritshme dhe e lavdishme e historisë tonë kombëtare. Deçani luftës së UÇK-së i dha mijëra luftëtarë të devotshëm, komandant të shquar, gjeneral të shquar e dhjetëra heronj të popullit”, tha ai.

Komuna e Deçanit ka 229 dëshmorë, ndërsa për të nderuar ata sot po bëhen homazhe pranë varreve të tyre dhe pranë lapidarëve të heronjve.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!