E konfirmon zëvendësi i Kurtit: Dialogu me Serbinë rinis në qershor

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se nuk është detyrë e emisarit Miroslav Lajçak që të informojë ekipin negociator. Bislimi tha se kjo është amatoreske. Duke iu referuar si ish-profesor, Shoshi tha se Bislimi nuk i kishte ligjëruar për dialog por për financa publike.

Deputetja Time Kadriaj tha se është “marre” që të thuhet se nuk janë gjetur dokumente në sirtarë e të shkohet në Bruksel për t’u informuar.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga anëtarët e komisionit të mos flasin pa pasur informacione.

“Mos flisni pa asnjë informatë. Edhe në raportin e dorëzimit thuhet se këto i ka dorëzuar zotëri Hoti. Unë mendimet e mia i jap, jo të Lajçakut. Nëse doni me bo spektakël dilni jashtë boni spektakël”, ka shtuar ai.

Tutje, anëtari Xhavit Haliti ka thënë se nuk po dihet se cili është roli i Bislimit në këtë dialog, për çka ka kërkuar edhe të përgjigjet në pyetjet e tyre.

Ndërsa, Besnik Bislimi ka përsëritur se dialogu do të vazhdojë në pjesën e dytë të muajit qershor.

“Nuk ka pasur bisedime, ka pasur raportim të Lajcak për ecurinë e deritanishme. Nuk do të ketë takime dhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, tha zëvendëskryeministri.

Ndërsa, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka pyetur Bislimin nëse ka kompetenca të nënshkruajë në emër të Kosovës.

“A je nëpunës i kryeministrit, apo ke kompetenca të plota që të vendos dhe nënshkruash për Kosovën”, ka pyetur Haliti. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!