Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë të garantojë marrjen e dozës së dytë të vaksinës

Haxhiu tha se meqë Kosova është i vetmi vend pa kontrata për furnizim me vaksina atëherë duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer.

“Para fillimit të vaksinimit me Pfizer MSH duhet të garantoj se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë pas 21 ditëve. Pasi që Kosova është vendi i vetëm në Evropë qe nuk ka kontratë për furnizm me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer”.

Deputeti i PDK-së falënderoi Bashkimin Evropian për dhurimin e 95 mijë vaksinave, pasi sipas tij Qeveria Kurti ka dështuar në sigurimin e tyre.
“Faleminderit Bashkimit Evropian dhe Austrisë për donacionin prej 4680 vakisna Pfizer tani dhe 95 mijë vaksinave deri në fund të muajit gusht, ngase Qeveria Kurti ka dështuar në sigurim të vaksinave”.

“Sipas MSH sot rinisë vaksinimi me 4680 dozat të e vaksinave Pfizer.Në kushte normale, sipas planit të vaksinimit 4680 doza të vaksinave do të shpenzoheshin për 4-5 orë”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker