Vdes 29 vjeçari i djegur pas lagies me benzinë, sepse ishte homoseksual (foto)

Një mjek ambulance ka vdekur në Letoni, ndërsa kolegu i tij është plagosur pas ngjarjes së rëndë ku viktima u lag me benzinë e iu vu zjarri, pasi ishte homoseksual, sipas raportimeve lokale.

Grupet e të drejtave kanë kërkuar që ngjarja të trajtohet si vrasje, por autoritetet thonë se nuk kanë prova dhe se ngjarja mund të jetë vetëvrasje.

29 vjeçari Normunds Kindzulis, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve pasi pësoi djegie në 85% të trupit në ngjarjen e ndodhur pranë shtëpisë së tij në qytetin letonez të Tukums.

Ai ishte gjetur “i gjithi në flakë” më 23 prill nga kolegu i punës dhe i shtëpisë Artis Jaunklavins, i cili është ende në spital nga plagët që mori duke tentuar ta shpëtonte. Normunds, vdekja e të cilit ka shokuar Letoninë ka nisur një debat të ashpër mbi homofobinë, pasi i riu ishte vendosur në qytezën e vogël nga kryeqyteti Riga, ku kishte vuajtur edhe më parë abuzime.

Edhe në vendbanimin e ri viktima kishte raportuar ngacmime e kërcënime, madje kishte denoncuar edhe për një nga fqinjët e tij.

Policia raportohet se heziton të hetojë incidentin dhe sugjeron se homofobia mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes, sipas rrjetit Euractiv.

Ata thonë se nuk prova për krim të kryer dhe po hetojnë vetëm mbi dështimin e marrjes në konsideratë ankesave të mëparshem të viktimës.

Presidenti i vendit Egils Levits tha: “Në Letoni nuk ka vend për urrejtje”.

Ndërsa grupi i të drejtave të grupeve LGBT, ‘European Pride’ shkruante: “Normunds Kindzulis, viktimë e një sulmi homofobik në Letoni, ka humbur jetën”.

Kryeministri i vendit Krišjānis Kariņš tha se zjarri vrasës duhet të hetohet tërësisht.

The post Vdes 29 vjeçari i djegur pas lagies me benzinë, sepse ishte homoseksual (foto) appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!
Raporto
RAPORTO LAJMIN

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker