Kryekuvendari Konjufca priti në takim përfaqësues të komunitetit goran

Kryekuvendari Konjufca ka uruar komunitetin goran për festën e tyre, duke premtuar mbështetje institucionale dhe fuqizim të bashkëjetësës ndëretnike.
Ai theksoi se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe shprehën vullnetin për angazhim të përbashkët në proceset zhvillimore të vendit./Rahoveci INFO/