Kusari-Lila: Në vazhdimësi po ofendohen gratë udhëheqëse në Kuvend

Në një konferencë për media, të mbajtur pas përplasjeve në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kusari – Lila, tha se në Kuvend në vazhdimësi janë ofenduar gratë.
Ajo, tha se çdo herë kur seancat e Kuvendit të Kosovës udhëhiqen nga gratë deputetët i ofendojnë ato.

“Ofendimet dhe cinizmat që u bëhen udhëheqësve të kuvendit nuk janë të parat, kanë ndodhur edhe më herët. Vënia e femrave në krye të kuvendit po del të jetë e papranueshme. Kemi pas raste edhe Vjosa Osmanin. Në momentin që një femër udhëheqë seancën ka ofendime e fyerje, por nuk do ta lejojmë këtë”, tha ajo./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker