Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Është tejzgjatur, përfshirja e Gjermanisë dhe Francës e rëndësishme

Rama thotë se vendet e këtij rajoni duhet të punojnë së bashku për atë që është e mundur.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë shton se përfshirja e Francës dhe Gjermanisë është shumë e rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi.

‘’Mendoj që pikësëpari mënyra më e mirë për të ecur përpara të biem dakord për mos rënë dakord për atë që nuk ështëe zgjidhshme. Të punojmë së bashku me gjithë vendet e rajonit për atë që është e mundur. Duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën Shengen, ku 4 liritë e Europës zbatohen. Kjo po kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferën dashamirëse, kur bëhet fjalë për temat e nxehta.

Besoj fort, është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosove. Është tejzgjatur për një kohë të gjatë, dhe është parë sipas meje në mënyrë jo korrekte, kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet si diçka që është lënë në nivel më të ulët se sa të vihet në krye. Pra sjellja në nivelin më të lartë, përfshirja e Francës dhe Gjermanisë, apo dhe të tjerët, është e rëndësishme. Nuk shoh se si dy palët të mund ta bëjnë këtë më vete, por e di që s’është e mundur. ‘’- tha Rama.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker