Abdixhiku tallet me Bislimin: Nuk lëvizen raftet në Qeveri për të gjetur dokumente

Abdixhiku duke qeshur thotë se kjo është hajgare, sipas tij, shteti nuk funksion me dollapë, por të gjitha thotë se janë dorëzuar në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Nuk është e vërtet. Kjo është hajgare qysh keni kontrolluar dollape, shteti nuk funksion me dollapë, dokumetet kanë numër portokolle, kanë vulë. Nuk është shtëpi nuk është podrum. Është padituri e madhe ju lutem. Nuk lëvizen raftet në Qeveri për të gjetur dokumente”, tha Abdixhiku.

Madje ai i përmendi të gjitha dokumentet që janë dorëzuar në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Ditën e pranim dorëzimit të detyrës, janë dorëzuar pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti mbi kornologjinë e të gjitha dokumenteve, të gjitha dokumentet e dakorduar në Bruksel në roundet e dialogut. Në qoftë se nuk i kanë marrë, i kanë Akadamia e Shkencave dhe Artave të Kosovës, janë publike, por i kanë marrë. Dokument për dialog mbi obligimet financiare që i ka Serbia ndaj Kosovës. Vendimin e qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog. Këto janë dokumentet që janë të dorëzuar e janë të arkivuara”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Po ashtu ai tha se në rast se Qeveria e Kosovës ka pasur të pyes diçka, atëherë është dashur të kontaktojnë me LDK-në, pasi sipas tij, dokumentet nuk mund të fshehën.

“Kanë mundur të kontaktojnë, jemi këtu afër, por këto janë dokumente të arkivuara, nuk mund të mshefen e të merren me vete”, tha Abdixhiku.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker