Akil Gjakova publikoi një imazh të ëmbël të djalit të tij

 

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dhe bashkëshortja e tij, Suela janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bërë prindër të një djali, të cilit ia kanë vënë emrin Mal.

Sonte, xhudisti kosovar publikoi një fotografi mjaft të ëmbël të të birit. “My boy Mali”, shkroi Gjakova në instagram, ku po merr pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Akil Gjakova dhe Suela Muminoviç- Gjakova i kanë dhënë fund beqarisë në muajin gusht të vitit 2020.

Akil Gjakova (i lindur më 4 janar 1996 në Pejë) është xhudisti i njohur kosovar, i cili lufton në kategoritë e peshës deri në 66 dhe deri në 73 kilogramë. Sa iu përket sukseseve në karrierë, disa nga arritjet e Akil Gjakovës janë: në vitin 2018 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit, ku ka fituar medaljen e artë. Gjakova në vitin 2018 është shpallur kampion i evropianit, që është mbajtur në Gyor të Hungarisë. Në vitin 2019, ai ka fituar medaljen e artë në Hungari. Ndërsa, më 17 prill të këtij viti, Akil Gjakova është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun, i cili është zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë./21Media

The post Akil Gjakova publikoi një imazh të ëmbël të djalit të tij appeared first on Rahovci.info.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker