ASH-AAA: Muri në Çair, zgjidhja më e keqe

Ndarjen me mur betonik të korsive në bulevardin “Cvetan Dimov” opozita shqiptare e konsideron si poshtërim ndaj qytetarëve të Shkupit.

Sipas tyre, Shilegov që nga viti i kaluar në Çair “ mbjell” vetëm beton, ndërsa në pjesët tjera të kryeqyteti, lule dhe gjelbërim.

Muri betonik në bulevardin “ Cvetan Dimov” sipas opozitës shqiptare është zgjidhja më e keqe që mund të bëhej, ndërsa kryetarin e Komunës së Çairit e quajnë kryetarë kukull, përderisa lejon diçka të tillë.

Për opozitën shqiptare muri në fjalë është simbol i dhunës, andaj duhet të largohet sa më shpejt. Nëse vijnë në pushtet thonë se ndarja do të qëndrojë, por do të jetë më estetike.

The post ASH-AAA: Muri në Çair, zgjidhja më e keqe appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker