Demalijaj: Me ditë Thaçi e Veseli që janë në dorë të Kurtit e Gërvallës nuk duan të lirohen kurrë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ofrimi i garancisë nga shteti për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, nuk është çështje e rregulluar juridikisht.

Por se a do të ofrojë garanci Qeveria për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, Haxhiu ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar dhe ende nuk kanë marr ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Shkumbin Demalijaj nga AAK, i ftuar në emisionin CONTEXT në ATV thotë se Qeveria Kurti është e pafuqishme.

“ Jam i bindur që me ditë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli se Albin Kurti dhe Donika Gërvalla duhet me qenë ata që duhet ti shpëtojnë ata, sonte ata thonë që burg përjetë duam. E dinë ata që këta janë të pafuqishëm për të bërë diçka, si dhe këta janë kundërshtarët e tyre kryesorë.”

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker